AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 09:13

Humb jetën pushuesi në Shëngjin, flet policia: Kur e mori ambulanca…

Humb jetën pushuesi në Shëngjin, flet policia: Kur e mori


Një person që po pushonte në plazhin e Shëngjinit, ka humbur jetën këtë mëngjes, pasi është ndier keq kur është futur të lahej ne det.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Besnik Marlika, nga Kruja.

Lezhë / Informacion paraprak

Në Shëngjin, shtetasi B.M. 78 vjeç, banues në Krujë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.