TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me 73 gola në një sezon(vetëm Messi ka bërë më mirë në histori), Harry Kane fitoi Këpucën e Artë për herë të dytë në karrierën e tij dhe këtë të mërkurë sulmuesi anglez i Bayernit të Mynihut mori në dorëzim trofeun e golashënuesit më të mirë të sezonit në Evropës.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishte i pranishëm edhe Luca Toni i cili nuk i kurseu lëvdatat ndaj Kane teksa i tha: ‘Harry, ti meriton Topin e Artë’. Më pas Toni me Kane u bënë protagonistë të një momenti të këndshëm ne skenë kur ish sulmuesi italian shkrepi një foto selfie me telefonin e tij, një foto që u bë virale në rrjetet sociale. Ndërkaq në drejtim të Harry Kane nuk kanë munguar mesazhet e urimit nga një pjesë e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, urime për të cilat Harry Kane shfaqi mirënjohjen e tij.
‘Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes, janë të gjithë legjenda në mënyrën e tyre dhe e vlerësoj shumë-tha Kane-kërkoj të jap shembullin tim. Ka shumë sulmues të rinj që më admirojnë. Përpiqem të sillem në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua të vazhdoj të përmirësohetm; gjithnjë ka diçka ku duhet punuar. Jam shumë mirënjohës për këtë trofe, por mendimet e mia janë për Superkupën e së shtunës’.
Harry Kane është futbollisti i tretë i Bayernit të Mynihut që e merr këtë çmim prestigjioz pas Gerd Müller (fitues i Këpucës së Artë në 1970 e 1972) e Robert Leëandoëski (2021 e 2022). Çmimi i Këpucës së Artë në periudhën 1968-1991 është akorduar nga e përditshmja ‘L’Equipe’. Nga 1997, është shoqata European Sports Media (ESM) nën udhëheqjen e ‘Kicker’ që e dorëzon këtë trofe. Përveç Gerd Müller e Robert Leëandoëskit, futbollistë të tjerë të jashtëzakonshëm që e kanë fituar Këpucën e Artë janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Thierry Henry, Marco van Basten, Hristo Stoichkov dhe Eusébio. Edhe ish futbollistët e Bayernit Roy Makaay e Luca Toni figurojnë në këtë listë prestigjioze respektivisht si futbollistë të Deportivo La Coruña e të Fiorentinës.