TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Trupa gjykuese lë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.
Balluku pretendoi se për shkak se nuk ushtron më funksione shtetërore, masa e pezullimit nuk kishte efekt dhe për këtë arsye kërkoi shfuqizmin e saj.
Por kolegji penal vendosi mospranimin e rekursit. Ish-zv.kryeministrja po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me tenderat e rrugëve. Ndaj saj është në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Ndërsa maxhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për ta arrestuar ish-ministren.