AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 09:57

Dhunuan brutalisht nusen në sy të foshnjës, lirohet vjehrri dhe burri në Elbasan

Dhunuan brutalisht nusen në sy të foshnjës, lirohet vjehrri dhe


Dhunimi i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës katër muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit të të dëmtuarës E.Ibrahimi dhe shtetasit G.Ibrahimi.

Ky vendim u morr një ditë më parë nga Gjykata e Elbasanit, e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Çfarë ndodhi në Elbasan?

Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur nusen e tyre.

Dhunimi i vajzës ka ndodhur në ambientet e banesës në Elbasan, ku motivacion ka qenë se ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.

Gjithë dhuna e ushtruar ndaj nuses ka ndodhur në prani të foshnjës katër muajshe.