TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa qindra grekë të moshuar thirrën në kor “turp” duke iu drejtuar kryeministrit grek Aleksis Cipras, teksa marshonin në rrugët e Athinës për të protestuar sërish ndaj reduktimin të pagesës së pensioneve të urdhëruar për shkak të borxheve të mëdha të Greqisë ndaj kreditorëve.
Greqia po kalon një krizë të thellë qysh nga viti 2010, ndërkohë që parashikohen te tjera reforma në deri në vitin 2019 në ligjin e pensioneve.
Kreditorët përfshirë, Bashkimit Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar ishin në qendër të fyerjeve të pensionistëve grekë, të cilët nuk kursyen partin e majtë, SYRIZA, e ardhur në pushtet në vitin 2015, me premtimin se do të hiqte masat shtrënguese.
Pensionet janë reduktuar me 30 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që sipas statistikave të Eurostat, 22% e popullsisë së Greqisë nuk ka mundësi të paguajë interesat bankare, faturat e energjisë, apo të përballojë ngrohjen qendrore, shkruante gazeta greke “Kathimerini”. /TPZ.AL/