SPORT, 2 Shkurt 2020, 09:03

E PAZAKONTË/ Humbet ndeshjen e dytë, Tramexani shkarkohet nga shkallët e stadiumit

E PAZAKONTË/ Humbet ndeshjen e dytë, Tramexani shkarkohet nga


Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te kombëtarja e Shqipërisë Paolo Tramexani është shkarkuar pas vetëm 2 javësh si trajner i Livornos në Serinë B në Itali.

Humbja e dytë radhazi në kampionat dje me Askolin 0-3 e bindi presidentin e Livornos Aldo Spineli të shkarkojë 49-vjeçarin. Madje ai e la takimin në mes gjatë pjesës së dytë duke dhënë sinjalin e qartë se Tramexani e kishte humbur vendin e punës.

Në mënyrë krejt të pazakontë, Spineli riktheu në stol Roberto Bredën, i cili u zëvendësua nga Tramexani në fund të vitit të kaluar.

Livorno ndodhet në vendin e fundit në Serinë B duke rrezikuar seriozisht rënien në Serinë C.