TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarë të shumtë kanë protestuar sërish këtë të shtunë në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra javën e kaluar në Vitomiricë të Pejës.
Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrësit marshuan me thirrje kundër dhunës ndaj grave dhe kërkesa për mbrojtje më të madhe institucionale për gratë që përballen me dhunën në familje.
Përmes këtij tubimi, protestuesit kërkuan jo vetëm drejtësi për Arlindën, por edhe masa konkrete për të parandaluar raste të tjera të ngjashme.
Ndër kërkesat kryesore të tyre ishin sigurimi i banimit social për gratë që i mbijetojnë dhunës në familje, zhvillimi i një procesi të pavarur vettingu në sistemin e drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit për vetëmbrojtje për gratë.
“Drejtësi për Arlindën!” dhe “Drejtësi për gratë e vrara!” ishin disa nga sloganet e dëgjuara gjatë marshimit.
Pas ndalesës përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, protestuesit vijuan marshimin drejt Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku përsëritën thirrjet për përgjegjësi institucionale dhe reagim konkret ndaj dhunës me bazë gjinore.
Përmes protestës, qytetarët kërkuan që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e grave dhe garantimin e sigurisë së tyre.