BALLKAN, 29 October 2026, 16:48

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen 11 zyrtarë policorë

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen 11 zyrtarë

Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për pezullimin e 11 zyrtarëve policorë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, pezullimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili është duke zhvilluar hetime paraprake për veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve policorë në këtë rast.

Në mesin e zyrtarëve të pezulluar janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i Nënstacionit Policor në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Haxhiaj.