SPORT, 26 Janar 2020, 23:58

Dopietë e Neymar, PSG “fluturon” në krye dhe “vret” kampionatin

Dopietë e Neymar, PSG “fluturon” në krye dhe

Braziliani Neymar është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe këtë e tregoi edhe mbrëmjen e sotme, teksa mposhti 0-2 Lillen në transfertë dhe çoi në 10 pikë distancën nga vendi i dytë i renditjes në kampionat.

Kryeqytetasit patën kontrollin e lojës gjatë gjithë 90 minutave, ndërsa ishte Neymar që zhbllokoi shifrat në pjesën e parë me 11-metërsh dhe dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.

Momentalisht PSG kryeson kampionatin me 52 pikë, 10 më tepër se Marseille e vendit të dytë, ndërsa llogaritë për titullin duken të mbyllura tashmë dhe shqetësimi i vetëm për kryeqytetasit është “shterpësia” e Icardit që vijon prej 4 javësh.