SPORT, 26 Janar 2020, 22:58

Napoli mposht Juventus në shtëpi, “Zonja” humbet mundësinë të shkëputet

Napoli mposht Juventus në shtëpi, “Zonja” humbet


Napoli ka marrë një fitore tepër të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj Juventusit, me rezultatin 2-1.

Ekipi i Gatuzos ka dominuar pjesën e parë, por pa arritur të gjejë golin e epërsisë, të cilin e gjetin në minutën e 63-të, me anë të Zielinskit.

Më pas ishte Insinje, ai që ka shënoi golin e dytë në minutë e 86-të dhe aty ku dukej se çdo gjë kishte mbaruar, Ronaldo stresoi disi Napolin, më golin e shënuar në minutën e parë të shtesës.

Kjo fitore i jep frymëmarrje Napolit, që tashmë shkon në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Juventusi  azhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë, por ka humbur mundësinë që të shkëputej edhe më shumë ndaj Interit, që gaboi me Kaljarin.

https://www.youtube.com/watch?v=bp6awYEps8k