TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, pak orë pas kontrollit në banesën e tij.
Ilir Proda shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026.
Gjatë kohës që ka qenë duke dhënë deklarime në SPAK, Prodës i është bërë edhe kontrolli i banesës në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t.
Kontrollet dyshohet se synojnë gjetjen e provave që mund t'i shërbejnë hetimit!
SPAK ushtroi kontrolle në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen AKSHI-t. Kontrolle u ushtruan edhe në banesën e Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH, ndaj së cilës GJKKO vendosi pezullim nga detyra dhe masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë ndaj saj deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.
