AKTUALITET, 1 September 2026, 23:11

Revolta e 94! Tensionet te komisariati 3, shoqërohen disa persona të tjerë

Tensione janë shënuar te Komisariati nr. 3 në Tiranë, ku efektivët e Policisë janë përplasur me protestuesit dhe kanë tentuar t’i largojnë nga rruga.

Efektivët u kanë bërë thirrje qytetarëve “Hapni rrugën!”, ndërsa më pas kanë shtyrë protestuesit në njërën anë të rrugës për të lejuar kalimin e autobotit të ujit të Policisë.

Gjatë përplasjes, efektivët kanë kryer edhe arrestime të disa protestuesve.