SPORT, 26 Tetor 2019, 12:35

Derbi i turpit: Tifozët e Swansea tallen me Emiliano Sala, që humbi jetën në aksident

Derbi i turpit: Tifozët e Swansea tallen me Emiliano Sala, që humbi



Nis në mënyrën më të keqe derbi uellsian mes Sëansea e Cardiff në program të dielën në orën 13 në Liberty Stadium e vlefshme për javën e 14 të Championship. Një gjest makabër e i papranueshëm nga ana e tifozëve të Swansea ka njollosur vigjiljen e sfidës: në rrjetet sociale janë shfaqur foto që tregojnë një biletë false avioni me emrin e shkruar Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas që humbi jetën tragjikisht në 21 janar, gjatë një incidenti ajror ndërsa fluturonte nga Nantes në Cardiff.

Një gjest vërtetë i turpshëm, kryer nga disa persona të paskrupullt, që kanë menduar të fyejnë memorjen e një djaloshi të larguar nga jeta shumë shpejt, duke shpërndarë nëpër qytet biletat false. Një episod që ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë vetë Swansea, që ka deklaruar në një komunikatë për shtyp, se do të punojë ngushtë me policinë për të gjetur përgjegjësit për këtë gjest burracakësh.