SPORT, 13 Tetor 2019, 10:36

Euro 2020/ Holanda dhe Gjermania duan kryesimin, Maqedonia e Veriut tenton mrekullinë

Euro 2020/ Holanda dhe Gjermania duan kryesimin, Maqedonia e Veriut tenton



Kualifikueset e Europianit kanë hyrë në një fazë shumë delikate, aty ku çdo ndeshje është e rëndësishme për ecurinë e skuadrave duke qenë se pretendentët janë ngjeshur në krye në shumë grupe. I tillë mund të konsiderohet grupi C, aty ku Gjermania, Holanda dhe Irlanda e Veriut numërojnë nga 12 ikë dhe e shohin veten në vendet e para.

Gjermanët kanë një takim të lehtë sot, ku luajnë përballë Estonisë në transfertë ndërkohë që Holanda nuk mund të pranojë surpriza në transfertën bjelloruse. Irlanda e Veriut, i ka mbyllur ndeshjet për këtë muaj dhe rikthehet në fushë në nëntor.

Ndërkohë, situatë e ndërlikuar është edhe në grupin G, aty ku kryeson Polonia me 16 pikë, ndërkohë që sot përballet me Maqedoninë e Veriut. Maqedonasit kanë 5 pikë më pak dhe një fitore sot, do t’i afronte më shumë me Europën dhe njëkohësisht duke shpresuar në një hap fals të Austrisë kundër Sllovenisë.

Kroacia udhëton në Uells dhe synon që të mbyllë sa më shpejt çështjen e kualifikimit. Aktualisht, nënkampionët e botës kryesojnë me 3 pikë më shumë se Sllovakia ndërkohë që një fitore sot, do t’i afronte më shumë me Europianin.

Luhen sot:

Grupi C

18:00 Bjellorusi – Holandë

20:45 Estoni – Gjermani

Grupi E

18:00 Hungari – Azerbajxhan

20:45 Uells – Kroaci

Grupi G

20:45 Slloveni – Austri

20:45 Poloni – Maqedonia e Veriut

Grupi I

15:00 Kazakistan – Belgjikë

18:00 Skoci – San Marino

18:00 Qipro – Rusi