SPORT, 24 Tetor 2019, 23:59

Shqipëria e futsallës humbet edhe ndeshjen e dytë për Botërorin, mposhtet nga Rumania

Shqipëria e futsallës humbet edhe ndeshjen e dytë për

Këto ditë, Shqipëria e futsallës është duke marrë pjesë në kualifikueset e raundit të dytë eliminator për Botërorin. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, janë mposhtur përballë vendasve të Rumanisë me rezultatin 3-1.

Rumunët i kanë shënuar të tre golat në pjesën e parë respektivisht në minutat 2, 13 dhe 20 duke e futur ndeshjen në shinat e duhura.

Ndërkohë, golin e vetëm për Kombëtaren e Shqipërisë e realizoi Brahimi në minutën e 30. Kjo ishte disfata e dytë në këtë kualifikuese pas asaj ndaj Kazakistanit. Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe një ndeshje të fundit më datë 26 tetor në orën 15:30, ndaj Holandës.