SPORT, 25 Tetor 2019, 23:11

Ringjalla e Leicesterit! Kalon Mançester Sitin dhe Liverpulin me një fitore historike 9-0

Ringjalla e Leicesterit! Kalon Mançester Sitin dhe Liverpulin me një

Leicesteri kthehet përsëri protagonist kryesor në kampionatin anglez të futbollit dhe e bën këtë me një ndeshje historike të fituar në fushën e Sauthempton. Skuadra e drejtuar nga Brendan Roxhers ka fituar me shifrat 9-0 duke u bërë kësisoj ekipi që ka realizuar rezultatin më të thellë që kur kampionati u kthye në Premier Ligë.

Gjithçka u bë e thjeshtë për Leisterin që në minutat e parë me Çilluell që realizoi golin e avantazhit në minutën e 10, ndërsa 2 minuta më vonë Bertrand u ndëshkua me të kuq për vendasit. Kjo ndihmoi Leisterin që të gjente më lehtësisht rrjetën, me Tielemans, Perez (2) dhe Vardi që mbyllën pjesën e parë me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Në të dytën, Perez plotësoi tregolëshin e tij, ashtu si Vardy me dy gola të tjerë, ndërsa ai i Medison shërbeu për të rrumbullakosur shifrat në 9-0, që kishte ndodhur vetëm një herë më parë në historinë e Premier Ligës (Mançester Junajtid–Ipsuiç në vitin 1995). Leicester kësisoj ngjitet në vendin e dytë në renditjen e kampionatit, duke kaluar Mançester Sitin sa u përket pikëve, ndërsa kalon ndjeshëm Liverpulin kryesues në kolonën e golave të shënuar, duke pasur tanimë 4 më shumë se skuadra e Klop.