TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një postim në Facebook, ka denoncuar një tjetër të ndërtimit të HEC-eve.
Në postimin e tij Boçi shkruan se, në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh do të ndërtohet një digë dhe nuk ka pasur asnjë konsultim me banorët.
“Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD.
Denoncimi:
ALARMI QË VJEN NGA HOLTA
Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone.
“Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!?
