BOTA, 14 Shtator 2023, 19:05

‘Venitet’ skandali Katar-Gate? Eva Kaili rikthehet në Parlamentin Evropian

‘Venitet’ skandali Katar-Gate? Eva Kaili rikthehet në

Eurodeputetja greke, Eva Kaili është rikthyer të mërkurën për herë të parë në Parlamentin Evropian pas skandalit të Katargate, për të marrë pjesë në fjalimin e të mërguares Sviatlana Tsikhanouskaya.

Kërkesa e Kailit për të marrë pjesë në Parlamentin Europian në Strasburg iu transferua autoriteteve belge nga avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos dhe u pranua qershorin e kaluar.

Eva Kaili u arrestua më 9 dhjetor 2022, për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate. Më 14 maj, ajo u lirua nga burgu me një byzylyk monitorimi elektronik dhe u kthye në shtëpinë e saj në Bruksel. Data e gjykimit të Katargate nuk dihet ende, shkruajnë mediat greke.