BOTA, 13 Shtator 2023, 16:26

Këmba e majtë bën lëvizje të pakontrolluara, momenti nga takimi i Putinit me Kim Jong bën xhiron e rrjetit

Këmba e majtë bën lëvizje të pakontrolluara, momenti

Presidenti rus Vladimir Putin këtë herë ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pasi në një video të publikuar në mediat e huaja ai ka bërë një lëvizje të pakontrolluar të njërës këmbë. Këtë veprim ai e ka bërë gjatë takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të cilin e priti në Rusi si mysafir dhe që besohet se kanë diskutuar për shitjen e armëve, që do të përdoreshin për luftë në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë qëndrimit të tij në karrige, vazhdimisht lëvizte në mënyrë të pakontrolluar këmbën e majtë, duke nxitur dyshime se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Në anën tjetër ky takim nga Shtetet e Bashkuara nuk është mirëpritur, duke paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse dakordohet t’i shesë armë Rusisë, do të ballafaqohet me sanksione.