
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një minierë qymyri në veri të Turqisë, ku pas shembjes së një pjese, ka vrarë një punëtor dhe ka plagosur gjashtë, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Incidenti ndodhi në minierën e qymyrit Armucuk, në pronësi të Institutit shtetëror të Qymyrit Turk (TTK), në rrethin Eregli të provincës Zonguldak, u tha gazetarëve guvernatori Ozman Hatcibektasoglou.
Aksidenti ndodhi 450 metra nën sipërfaqen e tokës, tha guvernatori, pa sqaruar se çfarë e shkaktoi shembjen. Minatorët e lënduar janë duke u trajtuar, shtoi ai.