TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata kundër korrupsionit e Ukrainës ka arrestuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Maksym Stepanov.
Gazetari ukrainas Oleh Novikov raporton se Stepanov është arrestuar në mungesë, me dyshimin se ka përvetësuar më shumë se 450 milionë hyrvia, rreth 9.8 milion paund, ndërsa ishte në krye të “Ukraine Printing Factory” në pronësi të shtetit.
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës njoftoi një hetim ndaj Stepanov në fillim të këtij viti.
Volodymyr Zelensky po merret me një sërë akuzash për korrupsion në qeverinë dhe ushtrinë e tij.
Stepanov ishte ministër i Shëndetësisë për Ukrainën gjatë pandemisë COVID, por u shkarkua për trajtimin e krizës.