BOTA, 22 Maj 2022, 17:56

Udhëheqësi i ri i Australisë sinjalizon ndryshimin e politikës klimatike: Do ta çoj vendin në një drejtim të ri

Udhëheqësi i ri i Australisë sinjalizon ndryshimin e

Udhëheqësi i ri i Australisë është zotuar se do ta çojë vendin në një drejtim të ri, me një ndryshim të madh në politikën klimatike.

Anthony Albanese, i cili fitoi zgjedhjet e së shtunës me Partinë Laburiste të qendrës së majtë, tha se Australia mund të bëhet një superfuqi e energjisë së rinovueshme.

Ai do ta bëjë betimin si kryeministër të hënën, por nuk është e qartë nëse partia e tij do të ketë shumicën në parlament, shkruan BBC.

Ndryshimet klimatike ishin një shqetësim kryesor për votuesit, pas tre vjetësh ngjarjesh rekord të zjarreve dhe përmbytjeve.

Kryeministri në largim Scott Morrison, udhëheqësi i një koalicioni të rrëzuar Liberal-Nacional, falënderoi popullin australian.

Numërimi i votave është ende duke vazhduar dhe ai ka ende disa vende më pak nga 76 që laburistët kanë nevojë për të siguruar një shumicë në dhomën e ulët të parlamentit prej 151 anëtarësh.

Rezultatet përfundimtare mund të mos dihen për disa ditë, pasi zyrtarët zgjedhorë sapo kanë filluar numërimin e afro tre milionë votave postare.