BOTA, 21 Maj 2022, 21:37

Lista e Kremlinit/ Moska ndalon aktorin Morgan Freeman të hyjë në Rusi: Na ka akuzuar për komplot kundër SHBA-ve

Lista e Kremlinit/ Moska ndalon aktorin Morgan Freeman të hyjë në

Aktori Morgan Freeman është një nga afro 1 mijë shtetasit amerikanë që janë përfshirë në listën e sanksioneve ruse, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi.

Lista e plotë e emrave u publikua nga Ministria e Jashtme ruse dhe përfshin Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Aktori i famshëm regjistroi një video adresë në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Bëhet fjalë për paraqitjen e Freeman në një video ku akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.

Janë 963 shtetas amerikanë në listën e individëve të sanksionuar, duke përfshirë disa politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë. Në listë është edhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.