BOTA, 22 Maj 2022, 14:19

Lija e majmunëve, Belgjika shteti i parë që vendos karantinën tre javore për të infektuarit

Lija e majmunëve, Belgjika shteti i parë që vendos

Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën e detyrueshme 21 ditë për rastet me linë e majmunëve me 14 shtete që kanë konfirmuar rastet e para me këtë virus.

Të infektuarit me këtë virus duhet të izolohen për tre javë, thanë autoritetet shëndetësore belge pas identifikimit të tre rasteve të para në vend.

Në të njëjtën kohë, New York-u ka rikthyer masën e mbajtjes së maskës pas zbulimit të rastit të parë me linë e majmunëve në qytet.

Departamenti i Shëndetësisë ka këshilluar qytetarët të mbajnë maska për t’u mbrojtur nga virusi i ri, COVID dhe gripi.