BOTA, 21 Maj 2022, 21:51

“Lidhje të ngushta me Putinin” /Kanadaja përfshin në ‘listën e zezë’ ish-agjentin e KGB-së, Alexander Lebedev

“Lidhje të ngushta me Putinin” /Kanadaja përfshin në

Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj Aleksandër Lebedev, i ati i manjatit të medias në Mbretërinë e Bashkuar, Evgeny Lebedev. Alexander Lebedev, një ish-agjent i KGB-së është përfshirë nga Kanadaja në listën e fundit të njerëzve që konsiderohen të afërt me regjimin rus.

“Oligarkët rusë, anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, të cilët u sanksionuan për shkak se kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, shkruhet në vendimin ndaj tij.

Lord Lebedev, pronari i gazetave Independent dhe London Evening Standard është edhe mik, i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Lordi Lebedev ka mohuar më parë se ishte një rrezik sigurie dhe tha se ai ishte një qytetar krenar britanik. Nënkryetarja e Partisë Laburiste, Angela Rayner, tha se partia e saj e kishte të qartë se kushdo që kishte lidhje me KGB-në duhet të sanksionohej dhe tha se konservatorët kishin qenë “shumë të ngadaltë dhe shumë të butë” në lëshimin e sanksioneve kundër atyre që kishin lidhje me Putinin. Ajo tha se Johnson po i ndryshonte rregullat për të mbrojtur miqtë e tij dhe tha se ai nuk kishte nxjerrë informacione kritike në lidhje me emërimin e Lebedevit të ri në Dhomën e Lordëve, pavarësisht shqetësimeve nga shërbimet e sigurisë.