TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitoret ushtarake ruse në pjesë të Ukrainës lindore janë “shumë të përkohshme” dhe çdo territor që ata kanë pretenduar do t’i kthehen Kievit.
Ky ishte zotimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas tha se vendi i tij do të kishte më shumë luftime të përgjakshme, por theksoi se vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës.
Në lidhje me fushatën e Rusisë, ai tha: “Për ta, të gjitha këto fitore okupimi i Krimesë apo Donbasit është shumë i përkohshëm. Të gjitha do të kthehen pasi ky është territori ynë.”
Ndërkaq Zelensky kërkon krijimin e një fondi kompensimi nga Rusia.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky propozoi gjatë një video-mesazhi krijimin e një fondi për të kompensuar shtetet e sulmuara nga Rusia. Zelensky tha se vendet partnere duhet të zhvillojnë së bashku një mekanizëm në mënyrë që “të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet e Rusisë” të marrin kompensim për humbjet e tyre”.
Kjo mund të rregullohet përmes një marrëveshjeje shumëpalëshe.
Për krijimin e këtij fondi Presidenti ukranas propozoi ngrirjen e kapitalit dhe pronave ruse jashtë vendit dhe transferimin e tyre në këtë fond. “Një hap i tillë është i drejtë,” tha ai, sepse kështu Rusia do të “ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, të çdo bombe, të çdo predhe”.
Ushtria ruse e sulmoi vendin fqinj tre muaj më parë. Sipas vlerësimeve, dëmet e luftës në Ukrainë kanë shkruar tashmë në disa qindra miliardë euro.