BOTA, 17 Qershor 2023, 18:40

Shmanget tragjedia në det, shpëtojnë 117 emigrantë afër bregut libian, shumica gra dhe fëmijë

Shmanget tragjedia në det, shpëtojnë 117 emigrantë afër

Shmanget një tjetër tragjedi në det. Organizata joqeveritare spanjolle Open Arms njoftoi se shpëtoi 117 emigrantë, të cilët në një varkë që vinin nga Libia. Mediat e huaja raportojnë, duke iu referuar njoftimit të organizatës joqeveritare se mes të shpëtuarve ishin 25 gra dhe një djalë 3-vjeçar dhe se ata vinin kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Libia.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujërat ndërkombëtare 30 km nga bregu libian pasi anija lundroi nga porti i Sambratha pas mesnate.

Gjendja shëndetësore e të gjithë pasagjerëve është duke u vlerësuar në anijen Open Arms, ndërsa nuk jepen detaje se ku do të transportohen. Kujtojmë se pas ditë më parë një anije u mbyt në Greqi, ku humbën jetën 76 emigrantë.