TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia vijon sulmet ajrore dhe granatimet ndaj Ukrainës, duke u marrë jetën ditën e sotme të paktën gjashtë personave.
Katër persona u vranë kur një raketë kundërtank e Rusisë goditi një makinë civile në rajonin e Harkivit më 17 qershor, tha guvernatori Oleh Synyehubov. Ky incident ndodhi në fshatin Hurviv Kozaçok, që gjendet rreth një kilometër nga kufiri rus.
Në rajonin jugor të Hersonit, dy persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse gjatë ditës së kaluar, tha guvernatori Oleksandr Prokudin më 17 qershor.
Qyteti i Hersonit është goditur nga 44 granatime ruse, tha Prokudin, duke shtuar se forcat ruse kanë shënjestruar lagjet e banuara, shkollat dhe institucionet administrative si dhe një qendër komerciale.