BOTA, 17 Qershor 2023, 15:22

Franca goditet nga dy lëkundje të forta tërmeti, banorët në panik

Franca goditet nga dy lëkundje të forta tërmeti, banorët

Një tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e djeshme Francën Perëndimore ku sipas mediave të huaja raportohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 5.3 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Rennes, Bordeaux dhe Limoges. Tërmeti u regjistrua në orën 18:38 me epiqendër pranë komunave Surgères dhe Mauzé-sur-le-Mignon, në gjysmë të rrugës midis La Rochelle dhe Niort.

Një pasgoditje me magnitudë 5 ballë u ndje më pas në orët e para të mëngjesit të sotëm në Deux-Sèvres.

Për momentin nuk ka viktima apo dëme të rënda, por banorët, të pushtuar nga paniku, janë këshilluar që të qëndrojnë larg objekteve në rrezik shembjeje.