TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi u lirua nga burgu, Eva Kaili dhe partneri i saj, Francesco Giorgi, do të shkojnë në rrugë të ndara në ditët në vijim, sipas deklaratave të avokatit të eurodeputetes, të përjashtuar nga PASOK pas skandalit të Katargate.
Mihalis Dimitrakopoulos zbuloi në televizionin Alpha se ish-ekzekutivja e PASOK-ut e ka informuar se klientja e tij dëshiron të divorcohet nga Francesco Giorgi, me të cilin tani jetojnë në shtëpi të ndara.
“Është një bashkëjetesë tipike. Ata i bashkon vetëm fëmija. Mundësisht në ditët në vijim do të ketë zhvillime në drejtim të përfundimit të marrëveshjes së bashkëjetesës”, tha avokati.
“Kemi diskutuar këto ditë se mundësia e prishjes së paktit është i afërt”, shtoi ai.