TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 5-vjeçar u aksidetua për vdekje pak ditë më parë në Romë, kur një “Lamborghini” e drejtuar nga një i ri, u përplas me “Smart”-in që drejtohej nga nëna e vogëlushit.
Ditën e sotme i ati i ti ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
“Do të të duam gjithmonë! Dëshiroj të shpreh falënderimet për ju që jeni lutur, keni dhuruar dhe madje keni menduar vetëm për fëmijën tonë” të “rrëmbyer nga kjo botë famëkeqe”, shkruan ai.
Kur mësoi se djali i tij kishte vdekur në një aksident automobilistik, babai i fëmijës u përpoq të merrte drejtësinë në duart e tij. Në fakt, i ati ka tentuar të sulmojë drejtuesin 20-vjeçar të makinës “Lamborghini”, por u ndalua nga zjarrfikësit dhe policët. I riu që drejtonte mjetin, ka rezultuar pozitiv në konsumimin e kanabisit.