BOTA, 16 Qershor 2023, 19:17

E rëndë/ 38-vjeçarja gjendet në banesë e pajetë, fëmija 4 vjeç: Mami ka gjithë ditën që fle

E rëndë/ 38-vjeçarja gjendet në banesë e pajetë,

Një 38-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Patra të Greqisë. Gruaja ishte vetëm në shtëpi, me fëmijën e saj 4 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte larguar në një udhëtim jashtë Patrës.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke fëmija i ka thënë policisë se “ mami ka qenë në gjunjë gjithë natën”, kur kanë mbërritur në shtëpinë.

Tragjedia u bë edhe më e rëndë kur bashkëshorti, i cili është shofer taksie, u kthye në shtëpi në të gdhirë dhe gjeti të shoqen e pajetë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe eksperti mjekësor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së nënës së re.

Nga informacionet e para thuhet se 38-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike.