BOTA, 16 Qershor 2023, 18:05

Qindra të vdekur, gra e fëmijë mes tyre, Komisionerja e BE-së: Mbytja e anijes me emigrantë në Greqi, tragjedia më e madhe në Mesdhe

Qindra të vdekur, gra e fëmijë mes tyre, Komisionerja e

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, u shpreh se mbytja e anijes me emigrantë në brigjet greke, mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë në Mesdhe.

“Ne ende nuk i kemi të gjitha informacionet për atë që ndodhi, trafikantët që i hipën këta njerëz në këto varka janë. Jo duke i dërguar në Evropë, po i çojnë në vdekje, është absolutisht e nevojshme të parandalohet kjo”, tha ajo.

Kujtojmë se në anije e mbytur në brigjet e Pylos në Greqi, udhëtonin rreth 500 emigrantë, gra e fëmijë ndër ta, teksa deri më tani janë shpëtuar rreth 100 prej tyre.