BOTA, 20 Maj 2023, 19:01

Pranë vdekjes, por bossi i Cosa Nostra-s nuk pendohet/ Zbulohen bisedat e Messina Denaros me motrat dhe vajzën në burg

Pranë vdekjes, por bossi i Cosa Nostra-s nuk pendohet/ Zbulohen bisedat e

Portreti i një njeriu të ftohtë dhe cinik. Kjo është ajo që del nga intervistat në burg me bosin e fundit të Cosa Nostra-s Matteo Messina Denaro të raportuara nga gazeta La Repubblica. Në takimin përmes xhamit me tre motrat, bossi i mafies ripërsërit strategjinë e tij, atë të mosbashkëpunimit me drejtësinë. Takimi daton disa javë më parë. Ndërkohë motra Rosalia përfundoi në burg.

Biseda me motrat

Tri motrat, Rosalia, Bice dhe Giovanna, vizituan Matteo Messina Denaron në burgun e L'Aquila. Shefi foli me zë të ulët, por duke lëvizur buzët tha: "Nuk jam penduar". Prandaj, "ish-aguliçja e kuqe" e Cosa Nostra-s nuk do të flasë me prokurorët. Në takimet me ta ai deri më tani është kufizuar në mohimin e fajit për çdo krim apo masakër për të cilën akuzohet. Kjo mënyrë është pjesë e personazhit mafioz që thotë gënjeshtra dhe nuk dëshiron të bëjë "pis" stemën e Messina Denaros, duke tradhtuar Cosa Nostra-n”, shkruan gazeta. Nga ana tjetër, shefi është i sëmurë rëndë dhe para se të largohet nuk ka ndërmend të tradhtojë ata që e kanë favorizuar.

Megjithatë, pavarësisht heshtjes së tij, hetuesit do të ishin tashmë në gjurmët e njerëzve që e ndihmuan të pasurohej dhe të fshihte plaçkën e tij të madhe. Pak javë pas asaj interviste, pas hekurave përfundoi edhe motra e tij Rosalia. “Zbatuese e çmuar dhe besnike e direktivave të mafiozit të arratisur”, kështu e cilësoi gjykata e rishikimit motrën e madhe të shefit të arrestuar më 16 janar pikërisht për pakujdesi.

Takimi i parë me vajzën

Ndryshe nga motrat e bossit të mafies, vajza e vetme e konfirmuar e Matteo Messina Denaro, tashmë 26 vjeç, nuk kishte dashur asnjëherë të takonte të atin. E bija u përshkrua si "e degjeneruar deri në fund" nga i ati. Menjëherë pas kapjes, vajza kishte lënë të kuptohet se ishte e gatshme të takonte babain e saj për herë të parë. Dhe kështu ndodhi. Gjatë intervistës, bossi mafioz e trajtoi atë ftohtë, duke e qortuar që nuk e falenderoi kurrë për dhuratat. Ajo e informon se ka rivendosur marrëdhëniet me hallat e saj. Në fund të takimit, kreu i Cosa Nostra-s i thotë vajzës së tij se nëse do të dojë mbiemrin e Messina Denaros në zyrën e gjendjes civile, ai nuk do të kundërshtojë.