BOTA, 24 Nëntor 2021, 18:00

Përmbyset varka me emigrantë, mbi 20 të vdekur/ Kryeministri francez: Viktima të kontrabandistëve kriminelë!

Përmbyset varka me emigrantë, mbi 20 të vdekur/ Kryeministri

Mbi 20 emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais, pasi varka e tyre u permbys.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Policia thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP. Një operacion shpëtimi është ende duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare franceze.

“Mendimet e mia janë me viktimat e kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë problemet dhe nevojat e tyre,” tha Castex.

Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.