BOTA, 23 Nëntor 2021, 14:12

Qindra civilë të vrarë në kufirin midis Egjiptit dhe Libisë, Macron dhe Hollande ishin në dijeni

Qindra civilë të vrarë në kufirin midis Egjiptit dhe

Sipas të dhënave nga një hetim i quajtur “Sirli”, me burime nga presidenca franceze, ministria e mbrojtjes dhe departamenti për shërbimet inteligjente të ushtrisë franceze, Macron dhe Hollande ishin në dijeni të vrasjes të qindra civilëve në kufirin midis Egjiptit dhe Libisë, shkruan Il tempo

Sipas këtij hetimi shërbimet sekrete franceze nga shkurti 2016 kanë kryer në bashkëpunim me Kajron një operacion ushtarak sekret në Egjipt në kufi me Libinë, kundër terrorizmit duke shkaktuar vdekjen e qindra civilëve. Sipas dokumenteve, operacioni u përdor nga shteti egjiptian si një fushatë për ekzekutime arbitrare. Krime shtetërore për të cilat François Hollande dhe Emanuel Macron janë informuar vazhdimisht.

Forcat ushtarake franceze janë përfshirë në të paktën 19 bombardime kundër civilëve në periudhën 2016 – 2018, me një bilanc prej qindra të vdekurish. Operacioni nisi në vitin 2015 në koordinim mes Parisit dhe Kajros për të vendosur siguri përgjatë 1200 kilometrash të kufirit me Libinë, shkruan abcnews.al

Sipas Disclose, misioni nisi me fluturime të përbashkëta për të vëzhguar zonën dhe për të identifikuar kërcënimet terroriste. Por informacionet e marra u përdorën menjëherë nga Kajro për të vrarë civilë që dyshoheshin se merreshin me kontrabandë.

Ushtarët francezë vunë në dijeni eprorët e tyre por askush nuk bëri asgjë. Problemi i terrorizmit nuk ka ekzistuar asnjëherë, shkruhet në një njoftim të departamentit për shërbimin e inteligjencës në ushtrinë franceze. Ndërsa objektivi i Kajros ishte lufta ndaj kontrabandës për produktet dhe së dyti trafiku i qenieve njerëzore.