BOTA, 23 Nëntor 2021, 14:49

Kina regjistron shkallën më të ulët të lindshmërisë në katër dekada

Kina regjistron shkallën më të ulët të

Në Kinë, shkalla e lindshmërisë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.

Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind.

Për pasojë janë regjistruar 12 milionë foshnja, kryesisht për shkak të pandemisë.

Mirëpo ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar.

Shkalla e lindshmërisë në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër njëshifror për herë të parë prej vitit 1978, pasi 8.52 foshnja janë regjistruar për 1,000 banorë.

Për shkak të numrit në ulje të lindjeve dhe numrit stabël të vdekjeve, Kina është duke shkuar drejt stanjacionit të popullsisë./REL