TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Imuniteti i kreut të partisë opozitare turke CHP-së, Kemal Kiliçdaroglu, do të përfundojë sepse nuk është më deputet. Rreth 40 dosje kundër Kılıçdaroglut, 28 prej të cilave janë në parlament, do të dalin nga rafti i arkivave.
Ish-rivali në zgjedhjet presidenciale i Recep Tayyip Erdogan, Kılıçdaroglu do të humbasë imunitetin për shkak se në zgjedhjet e 28 majit ka humbur garën për president dhe nuk do të jetë deputet.
Për këtë arsye, rreth 40 dosje, 28 prej të cilave janë dosje imuniteti, do të hapen. 16 prej tyre janë kallëzime të përgatitura me pretendimin e “fyerjeve, kërcënimeve dhe shpifjeve ndaj institucionit të presidentit”.
Nëse Prokuroria i shndërron këto pretendime në aktakuza, Kılıçdaroglu mund të paraqitet në gjykatë si i pandehur, raportojnë mediat turke.
Ai nuk është më as deputet pasi nuk kishte pranuar të kandidojë për zgjedhjet parlamentare. Për këtë arsye, imuniteti Kiliçdaroglut, i cili nuk do të mund të gëzojë të drejtat parlamentare, do t’i hiqet zyrtarisht kur parlamentarët e rinj të bëjnë betimin dhe të marrin detyrat.
Kuvendi i Madh i Turqisë pritet të nisë punën gjatë ditës së premte.