TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një prokuror që hetoi krimet e trafikut të kokainës dhe grupet kriminale u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil.
Edgar Escobar u qëllua të hënën në mëngjes nga persona të armatosur jashtë ndërtesës ku ai punonte në qytetin port. Vrasja vjen në një kohë kur Ekuadori po rimëkëmbet nga një rritje e dhunës në lidhje me trafikun e drogës, në të cilën bandat rivale kanë mbjellë terror në Guayaquil dhe sistemin e tij të burgjeve.
Ekuadori shtrihet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.
Zyra e prokurorit publik tha se dy të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor në një kodër në qytet, qendra tregtare e vendit.
“Në aksionin policor është sekuestruar një motoçikletë dhe arma e përdorur për të qëlluar viktimën”, kanë thënë nga prokuroria publike.
Hetuesit nuk përjashtojnë që urdhri i krimit të ketë ardhur nga burgu i Guayaquil.
Zyrtari po hetonte rastet e trafikut të drogës, shpërthimin vdekjeprurës në Cristo del Consuelo, masakrat në burgun Litoral dhe vrasjen e një inxhinieri 32-vjeçar në sektorin El Buijo, në Samborondón, të gjitha gjatë muajit të kaluar.
Edgar Escobar, prokuror i njësisë së personave dhe garancive në Guayaquil u qëllua për vdekje ditën e hënë. Prokurori Escobar, përgjatë këtij viti kishte ngritur akuza ndaj disa anëtarëve të një rrjeti të mirorganizuar kriminal që siguronte dërgesat e karteleve të kokainës, ndërsa po përpilonte aktet hetimore, duke përbërë një kërcënim serioz për trafikantët.
#URGENTE | #Guayas: el fiscal de la Unidad de Personas y Garantías de #Guayaquil, Édgar Escobar, fue baleado esta mañana frente al edificio #LaMerced de #FiscalíaEc (noticia en desarrollo). #FiscalíaConLasVíctimas pic.twitter.com/FuFolOAF1H
— Fiscalía Ecuador (@FiscaliaEcuador) September 19, 2022
Mes të hetuarve të Escobar, kanë qenë edhe shqiptarët, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për ngarkesa me tonelata kokainë që përfundojnë në portin e Durrësit dhe në Europë. Madje shqiptarët kanë filluar të fitojnë aq shumë terren në Guayaquil, saqë kanë filluar eliminimet e tyre fizike për shkak të kontrollit të tregut të kokainës.