TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua ruse 60-vjeçare është dënuar me dy vjet burgim, pasi la një shënim me fyerje në varrin e prindërve të presidentit rus, Vladimir Putin. Prokurorët kishin kërkuar një dënim me kusht me tre vjet burg për Irina Tsybaneva.
Gruaja u ndoq penalisht tetorin e kaluar për përdhosjen e varrit në Shën Petersburg, sepse në shënim ajo i quajti babanë dhe nënën e Putinit “prindër të një maniaku”.
“Vdekje Putinit, ju rritët një përbindësh dhe një vrasës”, shkruhej në shënim, duke u kërkuar prindërve të vdekur “ta marrin atë me vete”. Ajo tha se e shkroi shënimin pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë dhe “e kuptoi se gjithçka është shumë e frikshme, gjithçka është shumë e trishtuar dhe ka shumë të vdekur”, sipas një faqeje tjetër lajmesh, Mediazona.