TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Foggia të Italisë, ku një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë pasi përtypi një copë mocarela. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë, Giuseppe Nobiletti.
Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ shprehu ngushëllimet e tij.
“Jam thellësisht i pikëlluar që mësova lajmin tragjik të vdekjes së Aurora Conte i Vieste-s vetëm gjashtë vjeç. Mbetemi pa fjalë përballë fatalitetit të një jete që ndërpritet në moshë kaq të hershme dhe ndjejmë shqetësimin e thellë të saj. Në emër tim dhe të qytetit, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Aurorës, me shpresën që ajo të gjejë ngushëllim në kujtimin e buzëqeshjes dhe pafajësisë së saj, si dhe forcën për të kapërcyer dhimbjen e kësaj tragjedie të madhe", shkroi ai.