BOTA, 11 Maj 2023, 17:21

“Putinin e konsideroja të zgjuar, por...”, Trump i bindur: Po të isha president, do të zgjidhja për 24 orë konfliktin në Ukrainë

“Putinin e konsideroja të zgjuar, por...”, Trump i bindur: Po

Donald Trump teksa ka komentuar konfliktin në Ukrainë, pohoi se po të ishte ai president, do të kishte zgjidhur konfliktin për 24 orë.

Ish-presidenti amerikan tha se do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas, Zelensky, për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Unë nuk mendoj në aspektin e fitores dhe humbjes. Mendoj në aspektin e zgjidhjes së situatës, kështu që duhet të ndalojmë vrasjen e të gjithë këtyre njerëzve,” tha ai në CNN.

Trump shpjegoi se nëse do të ishte president, do ta zgjidhte konfliktin brenda 24 orëve. Ish-presidenti shtoi se ai e konsideronte Putinin si shumë të zgjuar, por, sipas tij ai bëri një gabim duke nisur operacionin ushtarak në Ukrainë.