BOTA, 10 Maj 2023, 19:00

U kap në festën e ambasadës ruse në Berlin për ‘Ditën e Fitores’, sërish telashe për ish-kancelarin e Gjermanisë

U kap në festën e ambasadës ruse në Berlin për

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka përfunduar sërish në telashe sa i takon lidhjeve të tij me Rusinë. Mësohet se ai ka marrë pjesë në një festë në ambasadën ruse në Berlin në “Ditën e Fitores”, që përkujton fitoren e rusëve ndaj nazistëve.

Schroeder, u pa së bashku me figura të larta nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe partia e së majtës ekstreme Linke.

Të dy palët kanë qenë kritike ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë. Ish-kancelari socialdemokrat u pa në këtë ngjarje në pamjet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild. Schroeder ende nuk ka komentuar praninë e tij në pritje.