BOTA, 10 Maj 2023, 18:31

“Keni rritur një vrasës”/ La shënimin në varrin e prindërve të Putinit, gruaja ruse përfundon në gjykatë. Rrezikon...

“Keni rritur një vrasës”/ La shënimin në varrin

“Keni rritur një vrasës”. Kjo ishte letra që një grua la një shënim në varret e prindërve të Vladimir Putinit, ndërkohë që po përballet me një dënim prej tre vjetësh me kusht, nëse gjykata bie dakord me kërkesën e prokurorit.

Irina Tsybaneva, 60 vjeç, akuzohet për vendosjen e shënimit në fillim të këtij muaji, sipas grupit të të drejtave të njeriut OVD-Info. Ajo iu drejtua nënës dhe babait të Putinit si “prindërit e një maniaku” dhe se “e gjithë bota lutet për vdekjen e tij”, sipas mediave ruse.

“Vdekje Putinit, ju rritët një maniak dhe vrasës”, shkruhej në letër. Autoritetet e kanë akuzuar Tsybaneva sipas një ligji që dënon përdhosjen e trupave të vdekur dhe varrimeve të tyre “për shkak të armiqësisë politike”.