BOTA, 4 Qershor 2023, 09:51

Izrael, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë kundër reformës në drejtësi

Izrael, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë kundër

Dhjetëra mijëra izraelitë demonstruan dje në mbarë vendin për të kundërshtuar reformat gjyqësore të planifikuara nga qeveria e krahut të djathtë.

Të premten pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pas një demonstrate përpara rezidencës private të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, në Cezare.

Disa demonstrues u arrestuan, duke përfshirë një organizator kryesor të protestës.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi akuzuan policinë për dhunë.

Koalicioni i djathtë i Netanyahu kërkon të kufizojë ndikimin e gjykatës supreme kombëtare përmes reformës së gjyqësorit, duke akuzuar gjykatat për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike.

Megjithatë, kritikët i shohin reformat si rrezik për ndarjen e pushteteve dhe dëmtim të demokracisë së Izraelit.

Protestat kundër reformave janë mbajtur prej muajsh. Planet e qeverisë fillimisht u ngrinë në mars, pas kritikave të forta në Izrael dhe jashtë saj.

Megjithatë, përpjekjet e presidentit, Isaac Herzog për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës dhe për të gjetur një kompromis deri më tani kanë dështuar.