TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegatë nga 175 vende të botës ranë dakord gjatë takimit të mbështetur nga OKB në Paris për miratimin e një rezolute për të përgatitur draftin e parë të një traktati global kundër ndotjes nga plastika brenda vitit 2024.
Marrëveshja u arrit në mënyrë unanime gjatë sesionit plenar të Komitetit Ndërkombëtar të Negocimit.
“Edhe kur samiti i Parisit të ketë mbaruar, bisedimet dhe negociatat ndërkombëtare duhet të vijojnë pa u ndalur deri në takimin e ardhshëm në Kenia, në mënyrë që presioni të na detyrojë ta arrijmë qëllimin brenda 2024-s”, tha përfaqësuesi i Ministrisë për Tranzicionin Ekologjik në Francë.
Palët e përfshira në negociata synojnë të ulin prodhimin vjetor të plastikës në nivel global, që arriti në 460 milionë tonë e që mund të trefishohet brenda 2060-s.
Vetëm 9 për qind e plastikës së prodhuar riciklohet, me pjesën e mbetur që përbënte 3.4% të emetimeve globale në 2019-n.