BOTA, 10 Shtator 2023, 08:46

Tërmeti katastrofik në Marok/ Numri i viktimave ka shkuar deri në 2 mijë! Qytetarët kalojnë natën e dytë jashtë

Tërmeti katastrofik në Marok/ Numri i viktimave ka shkuar deri në

Tërmeti katastrofik 6.8 balla në Marok ka lënë deri tani 2 mijë viktima, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur dhe nën rrënoja.

Ndërkohë mijëra të tjerë kanë mbetur pa banesa, të  cilët kanë kaluar një natë të dytë jashtë.

Mijëra familje po zgjohen në kampe të improvizuara, duke qëndruar jashtë Medinës së famshme, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Banorët kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Brenda qytetit të vjetër, grumbuj tullash dhe rrënojash janë shpërndarë përreth. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në të gjithë Marokun.

Por ekipet e emergjencës së kërkimit dhe shpëtimit po përqendrojnë përpjekjet e tyre në fshatrat e thella malore, afër epiqendrës, ku qindra njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre.

Vendbanime të tëra janë rrafshuar dhe Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se do të duhen vite për të riparuar dëmet.