BOTA, 9 Shtator 2023, 10:46

Historike/ Unioni Afrikan i bashkohet G20 si anëtar i përhershëm

Historike/ Unioni Afrikan i bashkohet G20 si anëtar i përhershëm

Unioni Afrikan do t'i bashkohet G20  si anëtar i përhershëm, një ngjarje që konsiderohet si historike. 

Blloku afrikan - i përbërë nga 55 shtete anëtare, është në samit me ftesën e Indisë. Tani, ai do të ketë të njëjtin status si Bashkimi Evropian në G20. 

India ka qenë avokate e përfshirjes së unionit në G20. Vende si Rusia, SHBA, Australia dhe Japonia gjithashtu e kanë mbështetur këtë veprim pasi Presidenti senegalez Macky Sall e propozoi në vitin 2022. 

Samiti i G20 po mbahet për herë të parë në Indi, me Joe Biden, Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron që marrin pjesë.

Dy emra të mëdhenj, Vladimir Putin i Rusisë dhe Xi Jinping i Kinës, nuk ndodhen në samit, por kanë përfaqësues që marrin pjesë në emër të tyre.

Liderët do të diskutojnë çështje të tilla si ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe riorganizimi i borxheve për vendet më të varfra.

Kryeministri indian Narendra Modi, shpreson që një samit i suksesshëm do të fuqizojë imazhin që ai dëshiron për Indinë si një fuqi globale përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Por mosmarrëveshjet në lidhje me Ukrainën mund ta bëjnë të vështirë pajtimin e liderëve për një deklaratë të përbashkët.