BOTA, 9 Shtator 2023, 15:24

Thellohet bilanci/ Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Marok, 1204 të plagosur

Thellohet bilanci/ Shkon në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut, duke shkuar në 1037, me 1204 të plagosur. Kështu tha televizioni shtetëror i Marokut Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, në gjendje kritike janë 721 persona. Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur.

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.