BOTA, 5 Korrik 2025, 19:39

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës: Duhet armëpushim i menjëhershëm

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi të shtunën sulmin më të madh me dronë dhe raketa të Rusisë deri më sot në luftën trevjeçare në Ukrainë.

"Ne dënojmë fuqimisht sulmin e fundit në një seri sulmesh të mëdha me dronë dhe raketa nga Federata Ruse", tha Guterres në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte.